Lajme Shqip e Diel, 08 Korrik 2012 12:33

Novi Sad – Presidentja e Kosovës  Atifete Jahjaga  ka deklaruar se është e gatshme për bisedime me kryetarin e Serbisë, Tomislav Nikoliç.”Ne si lider legal dhe legjitim të shteteve tona, duke shpreh vullnetin e qytetarëve tanë, mund të bisedojmë. Dhe nëpërmjet  këtyre bisedimeve të gjinden zgjidhje të forta dhe të qëndrueshme , të cilat paraqesin paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë “,  ka deklaruar Jahjaga në një intervistë për gazetën e Novi Sadit “Dnevnik”.

Ajo ka shtuar se Kosova dëshiron që liderët e rinj serbë të pranojnë realitetin dhe sa më parë të njohin pavarësinë e Kosovës, dhe si dy shtete fqinjësore të ndërtojnë marrëdhënie diplomatike dhe të bashkëpunojnë në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Jahjaga ka vlerësuar se marrëveshjet të cilat janë produkt i bisedimeve Prishtinë- Beograd po zbatohet ngadalë, për shkak se pala serbe nuk e ka vullnetin që të zbatojë atë për çka është biseduar.

Sipas fjalëve të saja, nga Beogradi pritet që të ngritë nivelin e dialogut për çështjet e dëmshpërblimit të dëmeve të luftës, pastaj personave të zhdukur, gjykimin për krime të luftës.  “Liderët e Serbisë deri tash nuk janë deklaruar publikisht për këto çështje”, tha Jahjaga. (LajmeShqip.com)