Lajme Shqip Friday, 30 October 2015 13:22

Presidentja Atifete Jahjaga i ka drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese kërkesën për interpretimin e përputhshmërisë së parimeve të asociacionit me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar këshilltari për çështje ligjore Selim Selimi.

“Presidentja Jahjaga e ka referuar këtë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke u bazuar në kompetencat e saj kushtetuese për të ngritur çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese”, i ka thënë Selimi.