Lajme Shqip Sunday, 20 September 2015 16:02

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Grainca i ka ofenduar keq kolegët e tij nga partitë opozitare. Ai në një shënim në Facebook derisa ka postuar një fotografi të ish- presidentit të Kosovës, ka shënuar fjalët “Proletarë, e Loparë… të fora janë themelet e shtetit tonë”.

Me fjalën proletarë ai duket si i është drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje, derisa me loparë përfaqësuesve të dy partive të tjera opozitare.

Sipas Graincës, themelet e shtetit janë aq të forta, saqë nuk mund t’i lëkund askush, dhe meritat duket se për këtë shtet i paska partia e tij, raporton Gazeta Blic.

Mbetet të shihet se si do të reagojnë partitë opozitare ndaj këtij skandali të përfaqësuesit e popullit.

Tash e sa kohë po zhvillohet një gjuhë e ashpër ndërmjet pozitës e opozitës. Në këtë fjalor skandaloz ka qenë i përfshirë edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa.