Lajme Shqip Wednesday, 29 July 2015 07:58

Paga aktuale e presidentes së vendit, Atifete Jahjagës është 4 mijë e 125 euro, pas rritjes së pagave vitin e kaluar për 25%.

Por kjo nuk është paga më e lartë në vend pasi pagën më të madhe në sektorin publik e ka drejtori menaxhues i Trustit Pensional, Ardian Zalli.

Ai sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kosovare kundër Korrupsionit merr pagë mujore prej 5 mijë e 213 euro, raporton Tribuna Channel.

Por, këtë pagë ai nuk do ta merr edhe gjatë, pasi që me ligjin e ri, paga më e lartë në vend do të jetë e presidentit të shtetit.