Lajme Shqip Monday, 02 November 2015 21:26

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, e ftuar në emisioni “Euro Tribuna” në televizionin “Tribuna Channel”, ka thënë se ratifikimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit shënon zhvillim historik për Kosovën.

Sipas saj, procesi i MSA-së nuk ka qenë i lehtë dhe me këtë marrëveshje Kosova ka hyrë në proces zyrtar për integrimin Evropian.

 “Në fakt, ratifikimi i MSA-së shënon zhvillimin historik për Kosovën, sepse me këtë ka hyrë në proces zyrtar drejt integrimeve evropiane”, ka thënë ajo.

Ajo po ashtu tha se rruga deri këtu nuk ka qenë e lehtë mirëpo, sipas saj, Kosova ka dëshmuar që mund t’ia dalë.

“Kosova ka qenë bashkëpunuese në gjithë sferat e BE-së dhe pritet që qytetarët në pranverë të lëvizin lirshëm, pa viza”, ka thënë Tahiri.