Lajme Shqip Tuesday, 02 April 2013 17:36

Prishtinë (E plotësuar)- Oliver Ivanovic ka hedhur poshtë mundësinë që shqiptarët t’ia kenë djegur zyrat e partisë.

‘Ndjenja është e keqe por nuk e kanë djegur shqiptarët, edhe pse tyre u kam penguar. Nuk mund të paragjykoj se kush e ka bërë, por sigurisht se prapa kësaj nuk janë shqiptarët nga jugu”.

Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e së hënës në veri të Mitrovicës. Atje është djegur komplet zyra e Oliver Ivanovic, udhëheqësit e Iniciativës Qytetare. Rastin e ka konfirmuar për Express Besim Hoti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

Sipas Hoti, zjarri që ka kapluar zyrën e Ivanovic e cila ndodhet në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës dyshohet të jetë i qëllimshëm.“Rreth orës 23:00 policia ka marrë informata për një zjarr i cili ka kapluar një ndërtesë në veri të vendin, kemi dalë menjëherë në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin e zjarrfikësve”, sqaron Hoti për Express.

Sipas tij policia në vendin e ngjarjes ka gjetur një kapak dhe një leckë të lagur me benzinë, mjete me të cilat dyshohet se i është vënë zjarri zyrës.“Përveç këtyre policia ka gjetur edhe një palë shkallë që ishin vënë afër dritares së zyrës së Ivanoviqit. Krejt këto sipas hetimeve preliminare na bëjnë të dyshojmë se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme”, tha Hoti.

Sipas tij, të lënduar nuk përveç që janë shkaktuar disa dëme të konsiderueshme materiale.“Në momentin kur ka shpërthyer zjarri në zyrë nuk ka qenë askush. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, sqaron Hoti. “Mirëpo fatmirësisht zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Është djegur vetëm një zyrë në gjithë objektin”.

Megjithëse përveç këtyre detajeve, ata që vunë zjarrin e për të cilët është hapur rasti si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, akoma nuk dihen.“Policia është duke e hetuar këtë rast. Në pyetje është marrë edhe Ivanoviq”.“Motivi i këtij akti janë të panjohura, megjithëse dyshohet se kemi të bëjmë me motive politike”, vlerëson Hoti.Këtë mendim ka edhe vet Oliver Ivanoviq. Ai ka deklaruar se incidenti i ndodhur ka motiv kryekëput politik.“Angazhimet e mia politike janë motivet e djegies së zyrës së SDP’së”, ka thënë Ivanoviq për mediat serbe.

Digjen zyrat e Oliver Ivanoviqit në veri

Një zjarr që ka shpërthyer mbrëmë rreth orës 23:00 në veri të Mitrovicës, ka djegur tërësisht zyrat e Iniciativës Qytetare (SDP) të cilën e udhëheq Oliver Ivanoviq.Mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa lideri i kësaj partie ka deklaruar se incidenti i ndodhur ka motiv kryekëput politik.

Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe hetimet janë në proces, ndërkohë që autorët dhe motivi i këtij akti deri tani janë të panjohur.(KP/LajmeShqip.com)