Lajme Shqip e Martë, 09 Tetor 2012 09:57

TIRANË – Sot shënohen 18 ditë, nga dita ku një grup-ish të përndjekurisht politikë, kanë nisur një grevë në shenjë proteste kundër qeverisë. 19 persona vijonë grevën në dy çadra të improvizuara në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet, ndërkohë që shprehen se “nuk lëkunden nga kërkesat e tyre ekonomike dhe politike” deri në vetëflijim.

Dje një ngjarje e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik dhe jo vetëm. Ish i përndjekuri, Gjergj Ndreca tentoi të vetëflijohej duke u lyer me benzinë, ndërkohë që grevisti Llazi Koçi, humbi ndjenjat në përpjejke për t’i shuar flakët mikut të tij.

Të plagosurit u dërguan menjëherë në repartin e djegies në QSUT, ku Koçi pasi mori mjekimet e nevojshme iu rikthye grevs, ndërkohë që Ndreca sipas bluzave të bardha vijon në terapinë intesvie,pasi ka marrë djegie në 40% të sipërfaqes së trupit. Policia menjëherë pas aktit ekstrem ka dhënë një tjetër version në lidhje me ngjarjen e rëndë. Sipas policisë, Gjergj Ndreca u lye me benzinë, ndërsa grevisti Perikli Shtjefni dyshohet se i vuri flakën. Blutë kanë arrestuar Shtjefnin, ndërkohë sot Komiteti Shqiptar i Helsinkit ofroi një avokat për ish-të burgosurin e akuzar se i ka vënë flakën shokur të tij. Teksa Ndreca vijon të marrë mjekimet e nevojshme në spital mësohet se Lavdosh Beqo ka zënë vendin e tij në grevë. 

JURISTJA E KSHH: PO SHKELEN TË DREJTAT E NJERIUT
10:10 Komiteti Shqiptar ofroi sot një avokat mborjtës për Perikli Shtjefnin, ish-të burgosurit e akuzar se i ka vënë flakën shokur të tij. Juristja e KSHH e cilësoi ngjarjen tejet të rëndë, pasi sipas vlerësimit të saj po shkelen të drejtat e njeriut. Juristja kërkoi ndërhyerjen e menjëhershme të qeverisë. “Duke marrë shkak nga ngjarja e dhimbshme, KSHH reagoi me anë të një deklarate për shtyp mediave të shkruara. Shprehim siolidaritetin tonë për një ngjarje të paprecedentë. I bëjmë thirrje qeverisë të marrë në konsideratë kërkesat e grevistëve, pasi po vihet në rrezik e drejta e jetës. Më 27 shtator ne kemi bërë thirrje qeverisë të marë takim dhe të dëgjojë këkesat e tyre. Greva kërkon zgjidhje imediate. Kërkojmë që qevetria të përgjigjet në Parlament”, deklaroi juristja.

TUFA:  TË NDËRHYJË SHBA, NUK KEMI BESIM TEK DREJTËSIA
10:00 Koordinatori i grevës, Skënder Tufa në një prononcim për mediat kërkoi lirimin e grevistit të arrestuar Perikli Shtjefni si dhe mjekim më të specializuar për Gjergj Ndrecën. 

“1.Kërkojmë që Gjergj Ndreca heroi i ditës i çdo qytetari që aspiron për demorkaci të vërtetë të ketë mjekim special dhe të dërgohet jashtë shtetit për të rikuperuar plagët e bëra vetë. 2.Kemi shqetësim për të arrestuarin Perikli Shtjefni, sot ai është i burgosur politik në demokraci dhe ish i burgosur në diktaturë. Akti i tij i ka shërbyer demokratizimit të jetës në Shqipëri. Sot jemi dëshmitarë se po jetojmë një neodiktaturë të re. Arrestimi i tij është jashtëligjor, pasi veprimet tona janë të menduara. 

Tufa deklaroi se veprimet e ish-të burgosurve janë të mirëmenduara, duke paralajmëruar se nëse do kenë heshtje të qeverisë ato do të përshkallëzohen.
“Nëse do kemi heshtjen e qeverisë këto veprime që janë bërë nga vëllai jonë do bëhen para Paramentit dhe Kryeminsitrisë. Perikli Shtjefni nuk ka bërë krim, veprimet janë bërë të paramenduara, ai do digjete veten pas Ndrecës. KHSH është prononcuar në mbrojtje ligjore të Perikli Shtjefnit. Mbrëmë i kemi kërkuar ndihmën tonë, mikut tona Arvizu të lirojë Shtjefnin se nuk kemi besim tek drejtësia”, theksoi Tufa, i cili njoftoi se tashmë do i drejtohen Komisariatit të Policisë ku mbahet grevisti Perikli Shtjefni.

GJENDJA E GJERGJ NDRECËS
Ora 9:50 Bluzat e bardha deklarun dje se Ndreca ka marë djegie në 40 % të sipërfaqes së trupit, ndërkohë që sot gjendja e tij paraqitet me e përmirësuar, por ende nuk mund të flitet për dalje të tij. Pranë tij ndohen gruaja fëmijët dhe të afërm.

FATMIR LLOCI: DORË PËR DORE DO VETËFLIJOHEMI, LIRONI SHTJEFNIN
Ora 9:40 Ish- I përndjekuri politikë Fatmir Lloci në emër të grevistëve të tjerë bën apel që policia të lirojë Perikli Shtjefnin, i cili akuzohet se i ka vënë flakën Gjergj Ndrecën, ndërkohë theksoi se ashtu sic i kanë thënë dje edhe kreut të prezencës së SHBA-së në Tiranë Alekasandër Arvizu, ato do të vetëflijohen të gjithë nëse kërkesat e tyre nuk realizohen. 

“Jam sëmurë, kam nevojë për operacion për zmadhim mëlcie dhe veshke, nuk kam problem jetën time sesa për pucin që na kanë bërë pushtetarët tanë. Sot kemi dëgjuar lloj përshëpëritjeah, jo politike, jo ka pasuri Ndreca. Me pas Gjergj Ndreca pasuri nuk jeton me qera. I ka pas, por ra piramidë por i humbi. Kërkojmë lirimin e Pal Shtenjfti, që të gjithë kemi deklaruar se para se ka ndodh djegia se do i vëmë flakën njëri-tjetrit, atëherë të vinë të na arrestojnë të gjithë. Arvizu na tha most ë vetëflijohemi, por ne thamë se do lidhemi dorë për dore dhe do vdesim të gjithë, por ne nuk kemi punë politike, por se kemi humbur jetën tonë në burgje”,- deklaroi Lloci. 

Lloci tha se gjendja e shumë grevistëve ëhstë rënduar, ndërkohë që sipas tij janë të rrethuar nga ata që ai i qujti “sigurimsa”.

GREVA
Ish- të përndjekurit politikë nisën mbrëmjen e 22 shtatorit në dy çadra pranë zonës “Komuna e Parisit” një grevë urie, e cila pritet të zgjasë, për shkak se Qeveria nuk mbajti premtimet për dëmshpërblimin e viteve të tyre të burgut. Sipas ish- të përndjekurve politikë, gjendja aktuale e tyre është tepër e rëndë, ndërsa dëmshpërblimi u shty për një afat të pacaktuar. Ata theksojnë se gjithçka ndodhi për shkak të tjetërsimit të ligjeve që Qeveria bëri në kundërshtim me Kushtetutën. (LajmeShqip.com)