Lajme Shqip Lajme Shqip e Mërkurë, 05 Tetor 2011 18:32

Zoti Withers, në një letër të hapur, një vit pas largimit nga Shqipëria rikthen në vemendje sërish cështjet që bënë bujë në Shqipëri, jo vetëm në periudhën kur ato ndodhën, por edhe pak javë më parë, kur publiku u njoh gjerësisht me atë që mendonte Ambasada Amerikane për ngjarjet dhe personazhet kryesore.

“Gjatë javëve të fundit në mediat tuaja janë shfaqur kabllograme të pretenduara të Departamenti të Shtetit, të zbuluara nëpërmjet Wikileaks. Ka patur vazhdimisht spekullime lidhur me këto kabllograme dhe për fat të keq një pjesë e madhe e spekullimeve kanë qenë corientuese dhe të pasakta.Tani ju shkruaj me shpresën për të qartësuar një numër keqperceptimesh që janë duke qarkulluar.Një gjë të tillë nuk e bëj më si ambasadori amerikan në Shqipëri, por si një nënshtetas i vendit tim. Por këtë e bëj edhe si një mik i Shqipërisë dhe si dikush që sic e dini beson tek e vertëta”, shkruan Withers.

Ndonëse në pension dhe duke i qëndruar besnik qëndrimit të Departamentit të Shtetit për fenomenin Wikileaks, Withers pranon vertetesine e brendise se asaj cfare eshte zbuluar permes kabllogrameve dhe shpjegon deri menyren e hartimit te tyre.

“Si një ish-diplomat, po aq sa edhe qytetar i vendit jam thellësisht i keqardhur për fenomenin Wikileaks. Aftësia e diplomatëve, për të folur haptas dhe në mirëbesim me njëri-tjetrin, është dhe ka qenë një element thelbësor i profesionit tonë që nga fillimet e tij. Informacioni ynë, përfshi edhe ai mbi Shqipërinë, mblidhet nga një gamë tepër e gjerë burimesh, përfshi edhe nivelet më të larta të qeverisjes”, thekson më tej Withers.

Po a ka bere zoti Withers nje axhende personale, sic eshte akuzuar nga kryeministri dhe zyrtare te larte te qeverise shqiptare? Sa te vërteta dhe sa të besueshme janë kabllogramet që i dërgoheshin Departamentit të Shtetit? Cili është vleresimi i Departamentit të Shtetit për raportimet nga Tirana? Çfarë mendon zoti Withers dhe vetë Washingtoni për Shqipërinë, qeverinë dhe lidershipin shqiptar, demokracinë dhe gjithçka tjetër?

Letrën e plotë të zotit Withers, do të mund ta publikojë Top Channel, pas pas edicionit qendror të lajmeve në televizionin Top Channel.