Lajme Shqip Wednesday, 25 September 2013 22:14

Gazetarët e Fiks të cilët u prezantuan si përfaqësues të një kompanie farmaceutike shqitpare që donte të hynte në tregun e Kosovës u takuan me vëllain e kreut të Agjensisë Kombëtare të Produkteve Medicinale në Kosove , i cili ka në pronësi kompaninë farmaceutike “Delta”, raporton Gazeta Tema.

Në bisedë më gazetarët e Fiks fare ai ju siguron mbështetjen për  mbarëvajtje e biznesit duke theksuar se ai ka të “madhin” e AKPM-së, të cilin e ka vëlla.

Vëllai i kreut të AKPM-së tregon edhe projektet që kanë për të ardhmen kur do të fillojë të hyjë në fuqi kontrata e rimbursimit të barnave. Duke folur në emer të kreut të AKMP-së ai u siguron gazetarëve të Fiks fare tregun në Kosovë .

Pas bisedës me të gazearët e Fiks fare takuan vetë kreytarin e AKPM-së, z. Ilir Dushi . Gjatë intervistës, zoti Dushi rendit detyrat që ka institucioni i tij në rregullimin e tregut të barnave në Kosovë dhe tregon se një vendim i ministrit të mëparshëm të shëndetësisë ndalon që kreu apo punonjësit e AKPM-së të kenë farmaci, depo farmaceutike në pronësi apo të punojnë si farmacistë.

Kur e pyesin për farmacinë që disponon vëllai i tij drejtori stepet, ngurron të flasë, por në fund thotë se kjo farmaci menaxhohet nga i vëllai.

Jashtë kameras, drejtori i AKPM-së tregon se nuk është vetëm ai që ka lidhje familjare me pronarin e një depoje farmaceutike, pasi vetë familajrët e minsitrit të Shëndetësisë  kanë në pronësi një tjetër depo të madhe farmaceutike në Kosovë, depon “Agani”

Nga ana tjetër minsitri i shëndetësisë Z.Ferid Agani kur e pyesin për lidhjen familjare që ka kreu i AKPM-së me pronarin e depos farmaceutike “Delta” premton se do të fillojnë verifikimet dhe nëse do të vërtetohet se do të ketë shkelje ligjore, do të merren masa.

Por kur e pyesin se cfarë lidhjesh ka me pronarët e depos farmaceutike “Agani”, ai shpjegon se kjo depo ka qenë në pronësi të xhaxhait të tij përpara se ai të bëhej ministër. 

Kompania Agani ka fituar miliona euro tendere publike nga Ministria e Shendetesise gjate udheheqjes se Ferid Aganit. 

Në Agjensinë e Antikorrupsionit ne Kosove askush nuk ka dijeni për këto lidhje familjare të krerëve të instiucioneve që kontrollojnë aktivitetet e depove farmaceutike me pronarët ligjorë të tyre

Zyrtari i Agjensisë së Antikorrupsiont në Kosovë, z. Frasher Myrtezaj thote se do te shikohet si rast pasi nuk janë në dijeni te ekzistimit të këtij konflikti të interesit.

“Me pas edhe ata do të ndjekim të gjitha hapat ligjorë për të marrë masa në lidhje me këtë problem”, thotë Myrtezaj.