Lajme Shqip Monday, 19 October 2015 16:01

Vërtetimi që liron nga zhdoganimi i veturave invalidët e luftës, po keqpërdoret. Ato nga disa persona kanë filluar edhe të shiten

Një të tillë e ka hasur Gazeta Fjala edhe në ueb-in e shitblerjeve “Merrjep”.

Personi që ka bërë këtë shpalljen , ka treguar se me këtë vërtetim mund t’i ndihmojë çdokujt që të bëjë zhdoganimin e veturë më lirë dhe më me pak para.

“Jap dukanen e kerreve me gjith akciz ne invalidet e luftes jemi Te lirun nga dugana kushd qe don me duganu kerre Te shtrejta une jamunsoj me pak pare edge ne sigurim dhet petqin jemi Te lirun kshtu qe me hollsi muni me thirr ne trl049xxxxx jupresim ne gjdo koh mun tr thirrni Jo me mesazha veq me thirr muni ju mir presim” (sic.), ka shkruar në këtë njoftim, i cili edhe siç shihet është i shkruar më shumë gabime gjuhësore.

Nga ky keqpërdorim shteti humb miliona euro të cilat do të mund të ktheheshin në investime të shtresave të varfra dhe mirëqenia me të mirë për vetë invalidët e UCK-së.