Lajme Shqip Monday, 29 April 2013 15:22

TIRANË – Sot në Parlament u miratua vetem me votat e dathta ngritja e Komisionit Hetimor për incidentin e ndodhur në Vjenë mes kryetarit të PS-së, Edi Rama dhe diplomatit shqiptar pranë OSBE-së, Egin Ceka. 

Me 71 vota pro, asnje kunder e asnje abstenim Kuvendi ka miratuar ngritjen e Komisionit Hetimor.

Komisioni hetimor perbehet nga 9 deputete me kryetar Fatbardh Kadillin, nderkohe qe PS nuk ka caktuar anetaret, sepse nuk ishte prezente ne votim.

Votimi sot erdhi pasi grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi mesditën e së premtes në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor “për hetimin e fakteve, rrethanave dhe përgjegjësive të incidentit të datës 24 prill 2013 pranë Akademisë Diplomatike të Vjenës”.

Kërkesa e deputetëve të maxhorancës parashikon që objekti i punës së komisionit të jetë hetimi për zbardhjen e plotë të fakteve dhe rrethanave të incidentit të datës 24 prill, si dhe hetim të plotë të veprimeve dhe përgjegjësive të individëve të përfshirë në këtë incident. 

Gjate nje tryeze me gazetare, Kryetari i PS, Rama, objekti i ketij hetimit te ri parlamentar, u shpreh se ‘komisionet hetimore te qeverise Berisha kane deshmuar vetem deshtim dhe rrenim”.

KUVEND, 71 DEPUTETË VOTUAN PRO NGRITJES SË KOMISIONIT HETIMOR
Kuvendi miraton me 71 vota pro ngritjen e komisionit hetimor për hetimin e zbardhjen e ngjarjes mes Edi Ramës dhe Egin Cekës, në Vjenë.
Të pranishëm në seancë ishin vetëm 71 deputetë të djathtë, ndërsa opozita nuk ishte prezente në sallën e Parlamentit. “Kuvendi jep miratimin per hetimin e ngjarjes se tmerrshme qe ndodhi ne Vjene”, -tha Topalli ne pernfundim te votimit.

RAMA: 24 PRILLI, DITË E BUKUR T’I SHKULIM VESHIN VETES OSE TJETRIT. KOMISIONI HETIMOR NJË DËSHTIM
“Sa i përket përmbajtjes, kam parë se kam pasur një mbështetje të madhe publike, propozimi i Fate Velaj, ditë kombtërae të shkuljes së veshit.Do ishte një ditë e bukur ku secili tia shkulte veshin vetes, apo tjetrit për cfarë do nevojë për të reflektuar për të përmirësuar veten dhe një tjetrin. Do ishte ditë e vecantë, në 365 ditët e vitit shqiptar.”, kështu komentoi Rama sot gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë cështjen e incidentit në Vjenë me diplomatin Ceka.

Sa i përket ngritjes së një komisioni hetimor për zbardhjen e ngjarjes në Vjenë me diplomatin Egin Ceka, Rama tha se komisionet hetimore kanë dëshmuar vetëm rrënim të mëtejshëm të qeverisë.
“Sa i përket veshit, shprehem i kënaqur që mora medaljen e radhës nga PD dhe kryetari i saj, që do të thotë komisionin hetimor të radhës. Megjithëse nga komisioni në komision shfaqet dështimi dhe rrënimi i qeverisjes, rrënimi i përgjithshëm i PD që sot është një parti familjare”, tha Rama.

KONFERENCA E KRYETARËVE ‘OK’ KËRKESËS SË PD, OPOZITA NUK MERR PJESË
Ora 10:05-
Konferenca e Kryetarëve ka miratuar kërkesën e PD për ngritjen e një komisioni hetimor për incidentin që deklarohet sipas Ministrisë së Jashtme ka ndodhur mes Ramës dhe Cekës në Vjenë.
Opozita nuk ishte e pranishme në këtë votim, por pritet që gjatë seancës së sotme të ketë debate të shumta mbi këtë cështje.
Kërkesa u miratua vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa përfaqësues të opozitës në disa deklarime të tyre janë shprehur se kërkesa nuk qëndron, pasi nu ka asnjë rregullore që përcakton ngritjen e një Komisioni Hetimor mbi këto cështje.
Ndërkohë nuk dihet si do ecë filli i një komisioni të tillë që pritet të ngrihet dhe të hetojë e zbardhë cfarë ndodhi në Vjenë, kur për pak ditë troket zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.

RELACIONI NGA PD
Relacioni shoqërues i kërkesës parashtron fakte të hollësishme mbi dinamikën e ngjarjes. Po ashtu, kërkesa argumenton dhe përputhshmërinë ligjore të nismës së maxhorancës, në kuadër të veprimtarive të komisioneve hetimore parlamentare.

“Rama me veprime fizike i është avitur dhe e ka kapur në pjesën e kokës dhe të flokëve, duke e tërhequr me dhunë. Veprimi ka qenë i kryer për të shprehur jo vetëm dhunën fizike, por edhe sinjale të pastra poshtërimi, shpërfilljeje dhe fyese. Këtij veprimi të dhunshëm, diplomati i është përgjigjur vetëm me fjalë, duke i thënë që kjo është një sjellje aspak njerëzore dhe që nuk i kishte ngjarë kurrë më parë.

Ndërkohë kryetari i grupit parlametar të PD-së, Astrit Patozi, i ka dërguar Kryetares së Kuvendit, znj. Jozefina Topalli emrat dhe funksionet që i përkasin grupit parlamentar të PD-së në komisionin hetimor për hetimin e fakteve, rrethanave dhe përgjegjësive të incidentit të datës 24 prill pranë Akademisë Diplomatike të Vjenës. Kështu kryetar Komisioni do të jetë deputeti Fatbardh Kadilli dhe anëtarë deputetët Paulina Hoti, Osman Metalla, Gert Bogdani dhe Dashnor Sula.

Nisma e shumicës, e paralajmëruar të enjten në Kuvend nga Kryeministri Sali Berisha, vjen pas incidentit të ndodhur në Vjenë mes kryetarit të PS-së, Edi Rama dhe diplomatit shqiptar pranë OSBE-së, Egin Ceka.

Kryeministri Berisha e cilësoi ngjarjen një akt ‘të turpshëm dhe amoral’ të kreut të opozitës, ndërsa kërkoi që të hënën parlamenti të votojë ngritjen e komisionit të posaçëm që do të hetojë mbi këtë “akt të paprecedent”. 

Nga ana e z. Rama, veprimi i dhunshëm i mësipërm është shoqëruar edhe me përsëritjen e shprehjes, që i atribuohej diplomatit, si “provokator”. Nga ana e diplomatit, është reaguar, duke i thënë se “një njeri që sillet në këtë mënyrë të dhunshme me një bashkëbisedues nuk është i denjë për të qeverisur shqiptarët”. E gjithë kjo skenë është ndjekur drejtpërdrejt nga të pranishmit dhe konflikti është neutralizuar prej tyre”, shkruhet në relacionin e PD-së lidhur me këtë ngjarje.

Incidenti ndodhi me 24 Prill në përfundim të një takimi në Akademinë Diplomatike të Vjenës, ku ishte i ftuar kryetari i PS-së. Ministria e Jashtme shqiptare, në një deklaratë për shtyp, akuzoi Ramën se ka përdorur dhunë verbale e më pas edhe fizike ndaj diplomatit Ceka, kur ky i fundit ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të PS-së.(B.W/LajmeShqip.com)