Lajme Shqip Thursday, 25 April 2013 18:54

TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë konfirmoi sot incidentin mes kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama dhe diplomatit Egin Ceka, në Vjenë.

Lajmi u publikua fillimisht nga disa agjenci lajmesh ku u tha se Rama është konfliktuar me Egin Ceka, djali i ambasadorit tonë në Itali, Neritan Cekës, për komentet e zymta që ka bërë në lidhje me realitetin dhe zhvillimet e fundit në Shqipëri. 

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka konfirmuar incidentin mes kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama dhe diplomatit Egin Ceka, në Vjenë. Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me akuzat e Ministrisë së Jashtme duke shprehur keqardhje për nivelin banal ku ka rënë institucioni. 

Incidenti ka ngjallur akuza dhe debate të ashpra edhe në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, pasi me një ton të ashpër kryeministri Berisha akuzoi kryesocialistin Rama për dhunë shtazore duke kërkuar hetim parlamentar. Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi kërkoi shkarkimin e diplotamtit Egin Ceka. Berisha dhe Ruci sollen ne Kuvend, secili prej tyre versionin, si ndodhi ngjarja ne Vjene.

DIPLOMATI: NUK I BËJ KOMENTE PËR NGJARJEN
Diplomati Egin Ceka në një prononcim për News 24, deklaroi se për incidentin e tij me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama reagoi zyrtarisht Ministria e Jashtme. 

“Nuk i bëj asnjë koment ngjarjes, respektoj kodin e punës”, ka komentuar shkurt diplomati Ceka duke shmangur komentet e tepërta.

BERISHA: RAMA DHUNE SHTAZORE, HETIM PARLAMENTAR
Kryeministri i vendit Sali Berisha ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për të zbardhur aktin e dhunës së diplomatit, Egin Ceka nga kreu i opozitës Edi Rama. Gjatë seancës plenare kryeministri i vendit ka reaguar ashpër, duke e cilësuar agresionin si dhunë shtazore dhe rrugaçëri.

“Aktin më të rëndë, ndofta në të tërë historinë diplomatike dhe politike të takimeve dhe konferencave. Ky akt qëndron në agresionin e rëndë të turpshëm, brutal shtazor që kryetari i partisë socialiste dhe kryetari i koalicionit të pazarit dhe ngjalave i ka bërë njërit prej diplomatëve të ri më të përgjegjshëm dhe të përgatitur të këtij vendi. Dua ti informoj shqiptarët se dje në një nga sallat, më prestigjioze të Austrisë, teksa zoti Rama mbante një konference në akademinë politike të Vjenës i sponsorizuar nga partia Social Demokrate Austriake dhe një piktor shqiptar, pas ekspozesë së tij, pasi sot gjithçka lexon mashtrimet ndaj vendit dhe kombit të tij. Ky zotëri duke dalë pasi mbyllet konferenca në të cilën zoti Rama humbi tërësisht kontrollin kur e pyetën për gjëra të ndryshme, njëri nga dy diplomatët që ishte aty qoftë për ti shërbyer zotit Rama sic kanë porosi gjithë ambasador të trajtojnë cdo qytetar apo funksionar të pozitës apo opozitës, diplomati i ri ndër më korrektet dhe të përkushtuarit i shtron pyetje zotit Rama dhe i thotë si ka mundësi që ju flisni në këtë mënyrë për vendin tuaj .Pyetjes që iu bë zotit Rama në sallë nga emigrantë pse nuk lejohemi në votojmë në ambasada Rama u përgjigj se diplomatët janë hajdut votash. Dhe zotit Rama, diplomati i ri i tha se jemi këtu zotëri për të shërbyer nuk jemi hajdut votash, kjo mjaftoi për të shtrirë dorën dhe grushtin e pakontrolluar drejt diplomatit. Kjo mjaftoi për të lëshuar prej rrugaçi të mirëfilltë të gjendjes civile nga familjes së diplomatit. Kjo mjaftoi për të dalë jashtë cdo lloj kontrolli dhe u bë një ndërhyrje e fuqishme ngatë gjithë të pranishmit pasi donte të adresonte më tej diplomatin e ri”, tha Berisha.

Shefi i qeverisë akuzoi liderin e opozitës se ka ushtuar dhunë jo vetëm ndaj diplomatit por edhe kolegëve të tij të partisë apo dhe femrave që ka pasur në krah. Berisha duke denoncuar aktin theksoi se Rama ose ka probleme psikike ose ishte nën efektin e drogës, për të cilën përflitet. Kryeministri vlerësoi diplomatin Egin Ceka si me te sjellshmit dhe të përkushtuarit teksa krahasoi Ramen me liderin e dhunshme te Ugandës se viteve ‘80.

“Ky akt i turpshëm, ky akt i përsëritshëm i tij edhe ndaj jush që jeni këtu, por ju mirë ua bën. Por unë këtu denoncoj në mënyrën ë të ashër këtë akt të turpshëm dhe violent, burtal dhe amoral të një njeriu që ose humbi cdo kontroll të fakultetit të tij psiqëik, os ishte sic e akuzojnë në efektin e dozave të mëdha, por cila do q2ë të jetë ky është ati më i turpshëm. Akt të tillë në ambasada nuk kanë realizuar as etërit e zotit Rama. Por, ju në këtë histeri kolektive duhet ë mendoni se ai mund të ishte, djali, vëllai apo njeriu juaj dhe se ai është një nda djemtë më të sjellshëm të diplomacisë shqiptare, sepse ai ishte një nga djem të më të sjellshëm, në historinë e politikës botërore ne Ugandën e viteve 80 shihte një person kryetar qeverise , ai u bë i famshëm sepse me grushta rrihte ministrat e kabinetit të tij ai përfundoi në koshin e historisë. Ju garantoj se kr4etari juaj do të përfundojë njëlloj aty ku e meriton, prej cilit prej jush thuhet se ka rrah gruan shtazërisht. Ka rrah nën si kafshë, se i ka goditur bashkëpunëtorët e tij në zyrë. Prej asnjërit prej jush nuk thuhen. Thuhen 1 mijë e1 por kjo këto, për të faktuar se ai humbet cdo kontroll për të faktuar se ai ka probleme të rënda psikike apo overdozash ai faktoi dje në akademinë politike të Vjenës”, theksoi Berisha.

Berisha kërkoi ngritjen urgjente të Komisionit Hetimor Parlamentar diten e hene duke paralajmëruar se mazhoranca ka gati 30 dëshmitare.

“Jemi gati në këtë parlament të sjellim jo një por 30 dëshmitarë urdhëroni të krijojmë komision hetimor për të parë është prekur diplomacia me dhunë, ne do krijojmë komision hetimor. E di si më dukeni mua apo jo jeni ulur në cifte si Konstandini me Dhoqinën, jeni të pashpresë ju ka heq nga lista. Zoti kryetar i grupit i propozoj grupit parlamentar që të marrë komision parlamentar për këtë akt të dhunshëm ulu aty, ditën e hënë, ky parlament voton komisionin hetimor parlamentar për të hetuar gjer më 1 aktin e paprecedentë të turpshëm dhe amoral, akti që nuk ka ndodhur në hitsorinë e këtij shteti , të agresionit të një diplomati të ri nga kreui i opozitës në një moment sfazimi total bipolarizmi ose overdoze, të të gjitha do të bëhen ditën e hënë do të votohet kimizoni. I keni faktuar se sa mund të na pengoni. Ai ju tërheq ju nga gropa në gropë”, shtoi Berisha. 

RUCI: SHKARKO DIPLOMATIN. TË VJEN INAT SE KE 3 VJET QË S’TË FTOJNË NË VJENË
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci reagoi ndaj fjalës së Berishës duke i bërë thirrje që të shkarkojë diplomatin Egin Ceka. Ruci më pas zbardhi ngjarjes që sipas tij ndodhi në Vjenë. Ai akuzoi Berishën se i përdor diplomatët në botë si mitingashë.

“E prita kryeministrin deri në fund të seancës se mos shprehte ndonjë gjë për ato probleme që ka vendi se qeveria dhe kryeministri në ikje, me vrap e shumë vrap, nxitohet të japë me koncesione aktivitete të dështuara deri tani që dhe nesër t’i rrjepë shqiptarët. Të dështuara totalisht deri tani, kryeministri në ikje me vrap do të konsolidojë KLD, duke çuar Lulin e parlamentit në KLD dhe familjen e Lulit në KQZ dhe duke liruar vende në Gjykatën e Lartë, se ka tmerr, nesër që të jetë absolutisht i imunizuar nga drejtësia në gjykatën e shkallës së parë, në gjykatën e shkallës së dytë e të Lartë.
Se ligji nesër me institucione të kapura nga ty, një ditë thotë një postulat i vjetër, drejtësia vonon, po nuk harron. Ligji do vendoset, pandëshkueshmëria e ligjit do marrë fund, i politikanëve shqiptarë të korruptuar dhe inkriminuar, më kot përpiqesh nga ana tjetër vjen dhe anatemon ligjin dhe nuk do ishte ajo konferencë shtypi që bëri ministria e Jashtme, por shkarkimin e diplomatit që more në mbrojtje sot. Pse? Ai është lideri i opozitës dhe shkoi në një shtet dhe e priti krahu i atij shteti si përfaqësues të opozitës sot dhe kryeministër të Shqipërisë nesër, dhe e priti kreu i atij shteti që zotëria juaj ka 3 vjet që lutesh të të presë dhe s’të pret. Tërbimi jot është që u prit nga krerë të Austrisë, që e takoi kreu i OSBE, për të zgjidhur ato probleme që t’i i le lidhur, e zhvilloi aktivitet për të dhënë vizionin e tij mbi Shqipërinë dhe midis probleme të tjera shqiptarë të nderuar, Edi Rama dënoi, në përgjigje, nepotizmin dhe mungesën e profesionalizmit në trupin diplomatik shqiptar. Se emri që përmendi Rama ishte diplomat në Vjenë, dhe i jati diplomat në Romë. Ky djali, i biri i babait ambasador, nuk e honepsi dot, madje mësova se ai djali nuk kishte vajtur se nuk kishte vend atje, se po të kishte qenë përfaqësues diplomacie tamam, duhet të dilte që në aeroport ta priste, të rrinte në takimin me kryeministrin austriak. Ky është diplomati dhe jo diplomat që t’i e përdor si mitingash, që e përdor për të prishur takimin dhe për t’i dhënë një njollë turpi Shqipërisë”.

Ndërhyn Topalli “epo duhet ta rrahi kryetari i opozitës së Shqipërisë”

Ruci: “Ja pse ju si kryeministër i e merrni në mbrojtje sot, një diplomat që duhet ta kishe shkarkuar që kur kishte anatemuar me shprehje aspak diplomatike papën, ky është diplomati që ke ti.
Turpi juaj që e merrni në mbrojtje”.

REPLIKON BERISHA: EGIN CEKA, VJEN NGA KRYQËZIM FAMILJESH TË MREKULLUESHME
“Në cdo rrethanë, para cdo akti, njeriu, dinjiteti, integriteti është dhe ka qenë i parë në gjithçka tjetër. E vërtetë është se nuk u ndala për një gjë. Në respekt të liderit të opozitës, qeveria ime me ardhjen në pushtet i garantoi me ligj, vendim qeverie, liderit të opozitës, statusin e ministrit. Praktikë kjo vetëm e disa vendev. I ka garantuar të gjithë, mbrojtjen dhe e vërteta është, se kryetari i opozitës e ka dhe do ta ketë. Në çdo rast për secilin prej jush, diplomatët kanë një porosi të prerë të ofrojnë ato shërbime që mund të ofrojnë dhe kjo asgjë nuk mund të ndryshojë. Diplomatët janë sot të emëruar nga të gjitha qeveritë, mund të them sot se ka jo një, por disa ambasadorë të emëruar nga qeveria, por të përdorësh grushtin kundër këtij diplomati përbën aktin më të turpshëm e të dënueshëm.

Dhe cfarë u tha dhe nuk u ngritën asnjë rast gjatë fjalës së tij (Ramës), dhe nuk u bë asnjë pyetje, aty kanë qenë disa qindra vetë, por prekja e tjetrit me imunitet diplomatik, grushtimi i diplomatit, i një punonjësi në detyrë përbën një vepër të rëndë penale. Ai përbën një nga familjet me kryqëzim nga më të mrekullueshmit, është stërnipi i Petronini Luarasit, Migjenit prandaj dhe të mos hymë në biografi. Është nipi i Skënder luarasit, nipi i Migjenit dhe ato epitete që përdor kundër tij, nuk të bëjnë nder ty dhe ndaj dhe për të gjitha këto do i sqarojë komision hetimor parlamentar. Se ai nuk është jetim i braktisur dhe është punonjës i këtij shteti dhe askush nuk mund të veprojë si kryetari juaj”.

Ruci: Ky djali që është sojli po zbaton porositë e sojsëzit dhe po bëhet sojsëz.

Topalli:Po Damiani pse nuk i tregon sojzëzët

Berisha: Do marrë përgjegjësitë, komision do ngremë

Topalli: Këta kur thonë sojli, ikin me vrap…

Në lidhje me incidentin, doli në një konferencë për shtyp në orën 14:30 zv.ministrja e Punëve të Jashtme, Edit Harxhi.

Në prononcimin e saj Harxhi konfirmoi lajmin që kreu i PS-së ka ushtruar dhunë verbale dhe fizike ndaj diplomatit Egin Ceka, kur ky i fundit i është afruar për të biseduar për votën e emigrantëve. Sipas saj, Rama ka cënuar me deklaratat e tij imazhin e Shqipërisë.

NJOFTIMI I PLOTE I EDIT HARXHI
“Jam këtu përpara jush nga Ministria e Punëve të Jashtme, duke iu përgjigjur interesimit të meidave shqiptare sot, për një incident të ndodhur në Vjenë, pranë Akademisë Diplomatike të Vjenës. Ministria e Punëve të Jashtme, është njoftuar sot, nëpërmjet ambasadorit të Republikës së Shqipërisë pranë Misionin e OSBE-së z. Spriro Koci, mbi incidentin e ndodhur dje në Akademinë diplomatike të Vjenës gjatë një takimi të oraganizuar nga kjo Akademi. Zoti Edi Rama Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, ka qenë i ftuar në këtë takim në të cilin kanë marrë pjesë diplomatë shqiptarë, diplomatë të huaj dhe shqiptarë që jetonin në Austri.

Gjatë një bisede, është fyer imazhi i Shqipërisë disa here. Në të njëjtën kohë një nga diplomatët shqiptarë z, Egin Ceka, diplomat i ri energjik, prej disa vitesh diplomat në ambasadën tonë në Vjenë, aktualisht në Misionin tonë në OSBE, i shkolluar jashtë, në përfundim të takimit është afruar tek z. Rama për të biseduar rreth një pike që z. Edi Rama e ka ngritur disa here: pengimin nga ana e tij për votën e shqiptarëve kudo nëpër botë nëpërmjet ambasadave tona. Z. Rama ka potencuar gjatë bisedës së tij, që nuk është e mundur vota e shqiptarëve për arsye të tejpolitizimit të përfaqësive diplomatike shqiptare e pikërish z. Ceka duke u nisur nga dëshira e tij për të bashkëbiseduar dhe për ta depolitizuar bisedën është afruar tek z. Rama për të diskutuar rreth kësaj temë që shërbimi diplomatik shqiptar jo vetëm që nuk është politik, por në mënyrën më të mirë të mundshme, do të mund të kthente një shërbim të tillë ndaj shtetasve shqiptarë, pikërisht për të siguruar votën e tyre pranë ambasadave shqiptare. Në këtë moment zoti Rama ka reaguar në mënyrë mjaft agresive, ka përdorur dhunë fillimisht verbale, më pas në dhunë fizike, e cila ka rezultuar me një konflikt të hapur mes dy palëve Ramës dhe diplomatit Ceka. Ky konflikt është shpërndarë nga të pranishimit në sallë dhe diplomatët e huaj që ishin prezent. Dhuna verbale ka vazhduar edhe më tej duke i kërkuar z, Ceka që të dalë jashtë, madje duke përdorur edhe fjalë që nuk janë të denja për asnjë qytetar shqiptar, aq më tepër për një kryetar partie karshi diplomatëve shqiptarë.

Natyrisht Ministria ePunëve të Jashtme dënon shumë rëndë këtë akt, që është një akt i paprecedentë. Gjatë këtyre tetë viteve të fundit, nuk ka ndodhur asnjëherë një akt i tillë. Gjithësesi ky akt dënohet, sepse është një cënim jo vetëm i dinjitetit të diplomatëve shqiptarë, si shërbim i denjë i shtetit tonë, i cili mundohet të ngrejë imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë, por dënon

dhe dekërcënimin e imazhit të Shqipërisë që i bëhet sot për sot në botë. Fatkeqësisht kjo vjen në një moment mjaft delikat për politikën në të njëjtën kohë edhe si cënim që në mënyrë të drejtpërdrejtë kërcënon ashpër momente të vecanta të jetës së shqiptarëve. Natyrisht ne vazhdojmë ta dënojmë këtë akt pa fund dhe jam e sigurt që shërbimi diplomatik shqiptar, si edhe diplomatët shqiptarë bashkohen me mua dhe shumë të tjerë. Sot jemi pranë zotit Ceka”.

PS: MINISTRIA E JASHTME NIVEL BANAL
Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me akuzat e Ministrisë së Jashtme duke shprehur keqardhje për nivelin banal ku ka rënë institucioni. Partia Socialiste në një njoftim për shtyp sqaron ngjarjen duke theksuar se provokatori ka qenë diplomati Ceka dhe kryesocialisti Rama është përpjekur vetëm për ta qetësuar.

“Partia Socialiste shpreh keqardhje për nivelin banal ku ka rënë Ministria e Jashtme dhe trupi diplomatik shqiptar. Në Akademinë Politike të Vjenës ka pasur vetëm një ngjarje: Dialogu prej më shumë se dy orësh i një audience të nderuar me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Pas takimit djali i Neritan Cekës,që për hatër të babait paguhet me taksat e shqiptarëve si diplomat, i është afruar Edi Ramës duke derdhur një lumë fjalësh të padenja kundër opozitës. Ndërsa kryesocialisti është përpjekur ta qetësojë, të pranishmit e kanë larguar djalin e Neritan Cekës nga mjedisi i Akademisë Politike. Ndërkohë sot, Ministria e Jashtme vazhdoi avazin e saj të propagandës antiopozitare duke i dalë në mbrojtje një “diplomati” që s’është asgjë tjetër veçse një prej shumë shëmbëlltyrave të degradimit të trupit tonë diplomatik në një lukuni kalamajsh, kunetërish, mbesash, kushërinjsh, dhëndurësh e krushqish të sojit e të sorollopit të oborrit të një pushteti të dalë duarsh, që po jeton ditët e veta të fundit”, thuhet në njoftimin e PS-së.

LAJMI NE MEDIA
Sipas, Civitas.al Rama ka qenë i ftuar për të mbajtur një fjalim në Akademinë Diplomatike të Vjenës, ndërsa të pranishëm kanë qenë mbi 100 diplomatë.

Burimet bëjnë të ditur se në përfundim të takimit Egin Ceka, diplomat shqiptar në misionin tonë në OSBE, i ka kërkuar Ramës sqarime në lidhje me këto qëndrime fyese të tij. Më pas raportohet se mes të dyve ka patur ofendime publike, madje edhe konfrontime fizike.

“Rama nuk ka preferuar të japë përgjigje, por e ka kapur diplomatin prej veshi dhe si të mos mjaftonte kjo e ka goditur diplomatin në kokë”, shkruan Civitas.al. 

Dëshimitarë të këtij kanë qenë të gjithë të pranishmit e Akademisë Diplomatike të Vjenës, madje disa prej tyre kanë ndërhyrë për të ndarë këtë kacafytje të Ramës dhe diplomatit Ceka, thuhet më tej nga mediat.(BW/LajmeShqip.com)