Lajme Shqip Tuesday, 07 August 2012 11:17

Tiranë -Një lojë të pamoralshme mes dy partive të mëdha PD e PS e ka quajtur deputeti Gazmend Oketa i FRD, seancën e djeshme parlamentare për kufizimin e imunitetit përmes ndryshimeve kushtetuese.

Sipas tij, dy forcat e mëdha vetëm pak kohë më parë arritën të gjenin konsensus për një reformë shumë të rëndësishme si është ajo zgjedhore, ndërkohë që dje dëshmuan një tjetër lojë të pamoralshme.

Në një deklaratë për mediat, në reagim të zhvillimeve të ditës së djeshme, Oketa vlerësoi se nisma për një referendum popullor për kufizimin e imunitetit është një gjë shumë pozitive, por sipas tij, kjo është vec një tallje e Berishës.

“Është mirë të bëhen 2 referendume, dhe ai për imunitetet, dhe ai për plehrat”. Më tej Oketa theksoi se FRD është në favor të kufizimit të imunitetit. (LajmeShqip.com)