Lajme Shqip Friday, 17 June 2011 12:21

Pristhinë – Shefi i fundit i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), italiani Lamberto Zannier, pritet ta braktisë këtë post, duke synuar një tjetër, më OSBE.

 

Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, do të largohet së shpejti nga Kosova. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, sipas të cilave Zanier është në listën për Sekretar të Përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) dhe i ka të gjitha gjasat që të fitojë garën.

 

“Procedurat janë duke vazhduar dhe pritet një propozim formal nga OSBE”, ka thënë Zannier, duke shtuar se brenda pak ditësh pritet të dihet edhe emri i fituesit.

Zannier aktualisht gjendet në Bruksel, ndërsa duket se nuk është shqetësuar fare nëse do ta braktisë punën në UNMIK, respektivisht në Kosovë.

 

Misioni tejet i reduktuar i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, në vitet e fundit, kosniderohet që vepron më shumë vetëm në veri vendit. Deri më tani ai është kritikuar shumë nga vendorët për mossukses në këtë mandat.