Lajme Shqip Tuesday, 27 March 2012 12:24

Prishtinë – Albin Kurti, lider i lëvizjes Vetëvendosje ka thënë për programin ‘Jeta në Kosovë’ se është duke u përgatitur për të qeverisur Kosovën.

Gjatë intervistës Kurti tha se Vetëvendosje ofron të vetmen opozitë të vërtetë ndaj qeverisjes.

“Shumë njerëz thonë se nuk dimë si të sillemi në institucione. Por ne kemi thirrur më shumë mocione. Ne kemi ndërmarrë me shumë iniciativa. Ne do të dimë si të qeverisim kur të vijmë në pushtet,” ka thënë Kurti sipas Balkan Insight.

Kurti gjithashtu ngriti pikëpyetje për heshtjen e elitës intelektuale të vendit përballë sfidave madhore që ka vendi.