Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 09:32

Tiranë – Ish – kryekomunari i Vaqarrit, Skënder Drita i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me një plumb në kokë.

Ngjarja ndodhur mbrëmjen vonë të enjten në komunën e Vaqarrit, 5 kam larg Tiranës. Trupi i pajetë i 51 – vjeçarit Drita u gjet nga familjarët në një nga dhomat e banesës së tij.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës ende nuk bëjnë të ditur motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vetëvrasjes.

Skënder Drita ka qenë kryetar i komunës së Vaqarrit për tre mandate me radhë, i mbështetur nga Partia Demokratike. Në zgjedhjet e 8 majit, Drita humbi përballë rivalit socialist Gentian Myrta.