Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 15:08

Prishtinë – Pranvera e vitit 1981 jo vetëm që e afirmoi dhe e ndërkombëtarizoi çështjen e pazgjidhur të Kosovës, por edhe përgatiti dhe e kaliti edhe lëvizjen e saj çlirimtare dhe gjithë kombin për sfidat e ardhshme.

Kështu u tha të premten në konferencën shkencore ndërkombëtare “Demonstratat e vitit 1981-kthesë e madhe në lëvizjen kombëtare- shqiptare”.

Konferenca u organizua nga Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, në bashkëpunim me Institutin Albanologjik të Prishtinës.