Lajme Shqip Wednesday, 15 June 2011 11:01

Prishtinë – Xhems Huper, analist dhe njohës i mirë i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, thotë se Serbia në periudhën e ardhshme do të jetë e preokopuar me çështjen e kufijve shtetërorë. Elita politike serbe akoma nuk ka heqë dorë nga përpjekjet që të bashkojë territore shtesë. Kjo ka të bëjë me pjesë të territorit të Kosovës si dhe pjesë të territorit të Bosnjë e Hercegovinës” ka thënë Huper për “Zërin e Amerikës”.

Për aq kohë sa Serbia do të jetë e preokupur me aspiratë për ndryshimin e kufijve shtetëror në Ballkan, për aq kohë do të ekzistojë edhe rreziku nga shpërthimi i dhunës së re, luftës së re, si dhe rreziku i minimit të lidhjeve të Beogradit me Bashkimin Evropian dhe me SHBA-në, që kanë avancuar nga largimi i Millosheviqit deri më sot”. Kështu vlerëson Xhems Huper, analist dhe njohës i mirë i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Megjithatë, Huper nuk beson që ambiciet territoriale të Serbisë janë reale.

“Mendoj se ato vetëm mund të shërbejnë si bazë politike për të qëndruar dhe për ta mbajtur pushtetin brenda Serbisë. Bëhet fjalë për qëndrime të elitës politike, e jo të njerëzve të zakonshëm”, thotë Huper. Edhe pse elita politike flet për rrugën drejt Evropës, thotë ky analist, dihet mirëfilli se tani kryesisht Serbia merret me çështjen e kufijve shtetërorë, përkatësisht kërkon ndarjen e Kosovës.

“Kjo temë, e cila deri vonë ishte objekt i diskutimeve në koluaret politike, ka dalë në publik madje nga ana e zëvendëskryeministrit të qeverisë serbe, Ivica Daçiq”, tha Huper. Ai rikujtoi se politika, e cila shpie në të ardhmen prosperuese evropiane, nënkupton marrëdhënie të mira me fqinjët, përfshirë Kosovën dhe BeH. Xhems Huper, aktualisht ushtron detyrën e drejtorit të organizatës PILP, e cila iu ofron shërbime juridike falas qeverive dhe shteteve të angazhuara në negociata paqësore.