Lajme Shqip Wednesday, 30 March 2011 13:38

Prishtinë – Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj përjashtoi mundësinë që vendimi i Gjykatës  Kushtetuese për rastin Pacolli të ketë ndikim në në politikën e jashtme.

Ai tha se politika në politikën e jashtme ka kontinuitet veprimi.

“Absolutisht, jo. Politika e jashtme e Republikës së Kosovës është një politikë shumë stabile, që ndodhë në kontinuitet. Qëllimi im si ministër i Punëve të Jashtme, është që të ketë dinamikë, të ketë energji, ta kemi një politikë të jashtme shumë më agresive dhe ta përfaqësojmë interesin e Republikës së Kosovës në çdo cep të botës”, ka thënë ai.