Lajme Shqip Sunday, 14 April 2013 11:07

PRISHTINË– Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se nuk mund të ketë dialog ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit pa ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Gazeta e Kosovës, “Koha Ditore”,  shkruan se ky reagim i Hoxhaj, vjen menjëherë pas deklaratës së kryeministrit serb, Ivica Daçiq,  se dialogu mund të vazhdojë edhe pa ndërmjetësues.  

“Nuk ka dialog pa ndërmjetësimin e BE-së. Serbia është e papërgjegjshme dhe e pavendosur. I vetmi hap i pavarur që Serbia mund ta bëjë është ta njoh pavarësinë e Kosovës”, ka komentuar ministri në faqen e tij në Facebook.

Hoxhaj deklaron se  kryeministri serb ka tentuar që “të ulë në një nivel shumë të ulët” rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për dialogun, ndërmjetësimin e BE-së dhe inkuadrimin e përfaqësuesve ndërkombëtar në këtë proces.(LajmeShqip.com)