Lajme Shqip Sunday, 17 November 2013 00:16

Prishtinë- Xhamitë në Kosovë, gjatë fushatës zgjedhore janë shndërruar në arena politike, ku në vend të këshillave fetare bëhet fushatë politike. Imami i xhamisë në Mitrovicës, hoxhë Fatmir Latifi ka bërë fushatë politike, duke kërkuar nga qytetarët të votojnë Avni Kastratin kandidatin e PDK-së për kryetar të Mitrovicës.

Në një video incizim që të postuar në YouTube, shihet hoxha i cili predikimin (lexo: lobimin) ka nisur duke lavdëruar kandidatin e PDK-së, duke thënë se Kastrati e ka udhëhequr mirë komunën dhe duke numëruar pastaj meritat e tij.

Në një moment dëgjohet dikush nga të pranishmit në xhami tek thotë: “Nuk është e vërtetë!” .

Ndaj këtij reagimi të xhematit hoxha përgjigjet me tonë të ashpër, duke thënë: “shumë e vërtetë është, qetësi ktu”!.

Dhe, për ta bindur veten se lobimi i tij ka patur sukses, hoxha në fund i drejtohet xhematit me pyetjen: “A u kuptum?”. 

 

video: http://www.youtube.com/watch?v=A8tenIUZnSM#t=276