Lajme Shqip Monday, 31 August 2015 15:19

Hilmi Haradinaj, është luftëtari i parë i UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit që është pajisur me certifikatën e veteranit të UÇK-së.

Akti i nënshkrimit është kryer në Kullën pranë Kompleksit Memorial të dëshmorëve të kombit në Gllogjan.

Sipas Shkumbin Demailajt , përfaqësues i ZOD në Komisionin Qeveritar, procesi i verifikimit tashmë veç ka përfunduar. Mbeten për t’u shqyrtuar vetëm çështjet e ankesave.

Lëshimi i certifikatave për njohjen e statusit të veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të luftës së UÇK-së për rastet të cilat nuk janë kontestuese për Zonën e Dukagjinit ka vazhduar gjatë gjithë në Zyrat e veteranëve në Deçan.

Avdyl Mushkolaj, kryetar i OVL-së për Dukagjin tha se shpërndarja e certifikatave për rreth 6000 veteranë pritet të përfundoj brenda muajit shtator.