Lajme Shqip Tuesday, 07 June 2011 11:11

Prishtinë – Deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Burim Ramadani mund t’i mbetet pa nënshkrime lista prej 40 deputetësh që kërkohet për ta ngritur komisionin hetimor për ish Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK).

Partia më e madhe opozitare, LDK, nuk e sheh të nevojshme që me SHIK-un të merret Kuvendi, përderisa Lëvizja Vetëvendosje, që thotë se është e gatshme ta nënshkruajë këtë nismë, nuk e ka bërë ende një gjë të tillë. 

Janë bërë gati një muaj prej që deputeti i AAK-së, Burim Ramadani ka kërkuar në Kuvendin e Kosovës formimin e një komisioni hetimor për veprimtarinë e SHIK-ut, mirëpo prej atëherë, ai nuk u bë i gjallë më sa i përket kësaj çështje.