Lajme Shqip Wednesday, 08 June 2011 15:35

Tiranë – Zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, vlerësoi se zv/ Ndihmëssekretari i Shtetit për Euroazinë, Tomas Kantrimen, dha një mesazh të qartë që zëri i institucioneve të dëgjohet.

Sipas numrit 2 të qeverisë shqiptare “mesazhet e zv/Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Euroazinë janë shumë të qarta, shumë konsistente dhe i referohen gjithmonë një parimi që në Shqipëri funksionon shteti i së drejtës, prandaj duhen dëgjuar institucionet”.

Sipas zv/ kryeminsitrit të vendit dhe njëkohësisht ministër i Punëve të Jashtme, partitë politike duhet të repektojnë fjalën e institucioneve të pavarura dhe ligjore.