Lajme Shqip Wednesday, 29 July 2015 11:02

Sot, në orën 13, mbahet tryeza tematike e organizuar nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), deputeti dhe anëtari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Ramush Haradinaj, me temë “Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.

Tryeza mbahet në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur në kumtesën e AAK-së.

Prezentë në këtë tryezë do të jenë Prof. Dr. Muharrem Cërabregu, ekspert i Aerografisë, Ali Lajçi, përfaqësues i banorëve të Rugovës, Islam Husaj, kryesues i Asamblesë Komunale të Pejës, Haki Rugova, kryetar i Komunës së Istogut dhe Rasim Selmanaj, kryetar i Komunës së Deçanit.