Lajme Shqip Sunday, 30 June 2013 18:22

Prishtinë – Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka “sulmuar” sërish Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se kjo parti është në rrugë të gabuar. Komentet e Haradinajt, vijnë pasiqë Vetëvendosje e ka quajtur partinë e tij si parti e haraçit dhe e krimit. Haradinaj nuk ka kursyer as Lidhjen Demokratike të Kosovës por as qeverinë e Kosovës.

Për LDK-në ka thënë se kjo parti nuk ka sjellur asnjë vlerë të re, por vetëm ato që ka trashëguar më herët kurse për qeverinë e udhëhequr nga Hashim Thaçi, ai ka thënë se “Kosova po shënon më shumë regres me një qeverisje të tillë”.
Këto komente kreu i AAK-së, i ka bërë në Kuvendin e Punës së AAK-së në Prizren.