Lajme Shqip Saturday, 31 October 2015 07:54

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar përsëri lidhur me statusin e kryeministrit, Isa Mustafa, lidhur me çështjen e Radoniqit.

Në një intervistë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, më 16 tetor ka thënë se nëse pushteti insiston të arrestojë deputetët që hodhën gaz, populli do ta arrestojë Isa Mustafën.

Mustafa, i është kundërpërgjigjur Ramush Haradinajt, përmes këtij shkrimi në Facebook: “Nëse arrestohen deputetët, populli do ta arrestoj Isa Mustafën’ … ndoshta në Liqenin e Radoniqit. Populli thotë se atje ka të burgosur të ‘popullit’”.

Ky postim fshihet më vonë, me arsyetimin se Mustafa nuk kishte gisht në të.

Përkitazi me këtë, në emisionin Komiteti në RTK, Haradinaj thotë:

“Nuk besoj që i shkruan krejt vet, se as unë nuk i shkruaj krejt vet. Ai ke status mos vet. Problemi është se është bërë shumë propagandë në të kaluarën. Ka qenë një rast i krijuar që një instancë e ka shqyrtuar dy herë. Për Radoniqin është thënë që nuk është bërë diçka. Pak është gabim kryeminsitri, ashtu me ta ba një kryetar komune është shumë”.