Lajme Shqip Monday, 02 November 2015 09:30

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka arritur në Parlamentin e Kosovës.

Ai nuk e ka bërë të qartë se a do të marrë pjesë në seancën e sotme plenare ku në rend dite është ratifkimi i marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, por ka sqaruar se partia e tij nuk do t`i bëjë pengesë kësaj marrëveshjeje.

Ndërsa marrëveshjen në fjalë të arritur me Bashkimin Evropian gjatë javës së shkuar në Strasburg e ka cilësuar si një hap përpara të Kosovës siç tha ai “me të gjitha mangësitë e saj”, njofton Klan Kosova.