Lajme Shqip Monday, 27 July 2015 16:32

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj konsideron se demarkacioni i Kosovës me Malin e Zi duhet të trajtohet me profesionalistet dhe në bazë të fakteve, e që këtë ai po e bën duke u konsultuar me disa ekspertë me të cilët ka shpalosur hartat zyrtare ushtarake të vitit 1963 në bazë të së cilës janë ndarë kufirit në vitin 1974.

 “Çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është serioze, temë mbarë-shtetërore dhe duhet të trajtohet profesionalisht dhe në bazë të fakteve.

Sot, në kuadër të konsultimeve të vazhdueshme në këtë temë shtetërore, prita një ekip profesorësh me eksperiencë shumë-dekadëshe në këtë fushë studimi.

Kosova ka të drejtë plotësisht në argumentet shkencore për vijën kufitare të vitit 1974.

Kjo është harta zyrtare ushtarake e vitit 1963 që ka bërë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi (mes Republikave të atëhershme të ish-Jugosllavisë), në bazë të së cilës është bërë vija kufitare e vitit 1974. Kjo është situata reale e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi.

Për këtë temë, që është e rëndësisë nacionale, do të diskutojmë këtë të mërkure me disa nga ekspertet më të njohur të fushës, njohës të rrethanave në terren, anëtar të komisionit të demarkacionit dhe deputet të Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.