Lajme Shqip Friday, 31 July 2015 22:38

Haradinaj: Hoxhallarët të mos i mbulojnë të vdekurit me flamur arab, Enver Hasani është

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në një intervistë në RTK, i ka porositur të rinjtë kosovarë që të mos shkojnë në luftërat në Lindjen e Mesme.

“Unë nihna shqiptar i mirë. identiteti më i qëndrueshëm që e kam është se jam shqiptar. Për me qenë shqiptar unë kam kufi. Këta flliqanat kanë fillu me prekë në kufi të shqiptarit, të identitetit tim me logjikat e tyre, me propagandat e tyre me logjikën e tyre”, tha Haradinaj.

Ai po ashtu ka pasur një porosi për hoxhallarët.

“Mos i varrosni të vdekurit me flamuj arab. Ne jemi shqiptarë dhe duhet të varrosemi me flamur shqiptar”, ka thënë Haradinaj, i cili sonte ka folur edhe për ngritjen e aktakuzës ndaj ish-kreut të Kushtetueses, Enver Hasani, i cili dyshohet për mashtrim gjatë kohës sa ishte rektor i Universitetit të Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Ai na doli të jetë nifar prevranti”, ka thënë Haradinaj.