Lajme Shqip Friday, 01 November 2013 00:30

Me rastin e Halloween ose “Natës së shtrigave”, që ndryshe njihet edhe si dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur dhe çdo gjëje të frikshme në jetë, aktivist të rinjë të organizatës Iniciativa për Progres – INPO janë mbledhur në sheshin e qytetit në Ferizaj për të shënuar këtë festë dhe në mënyrë simbolike kanë shprehur indinjatën dhe pakënaqësin e tyre lidhur me listat zgjedhore që po i rikthejn të vdekurit për të votuar në zgjedhjet e 3 nëntorit 2013.

Duke pasur parasysh se listat zgjedhore nuk janë pastruar dhe se në to figuron akoma një numër i madhë i personave që kanë vdekur vite më parë, aktivistët e INPO-së simbolikisht me moton ‘’Unë Votoj’’ kanë dëshmuar se Kosova është ndër shtetet e rralla në botë që me listat zgjedhore po e konfirmon vërtetësinë e mitit të ashtuquajtur Halloëeen dhe po i rikthen të vdekurit për të votuar./b.sot/