Lajme Shqip Tuesday, 27 October 2015 08:39

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka vlerësuar se Kosova nuk ka krizë parlamentare, po shumica po pengohet nga pakica të kryejë punën e saj.

Ai ka deklaruar se seancat duhet të mbahen dhe se opozita duhet që nëpërmjet debatit t’i bindë deputetët e pozitës dhe qytetarët e vendit se ka të drejtë.

Haliti në një bisedë për ‘Epokën e re’, ka thënë se është kundër mbajtjes së referendumit dhe zgjedhjeve të reja.

Sipas tij, askund në botë nuk mbahen zgjedhjet pse pakica është e pakënaqur me shumicën.

“Ne nuk kemi krizë parlamentare. Nuk dua tash të jap leksione, por krizë parlamentare është kur pozita nuk i ka 51 për qind të votave në Kuvend”, ka deklaruar Haliti.