|
|
e Martë, 26 Qershor 2012 11:03 Plotësuar (14:30) – Seanca përmbyllëse e procesit të pjesshëm gjyqësor ndaj ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy ish-bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj nuk mund të përfundonte sot, prandaj u vendos që ai të vazhdojë edhe nesër me dëgjimin e mbrojtjes. Gjatë seancës së sotme mbrojtja ka hedhur poshtë dëshmitë e prokurorisë, e cila gjatë seancës së djeshme ka kërkuar që Ramush Haradniaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj të shpallen të fajshëm.
Mbrojtja e Ramush Haradinajt, avokati Ben Emerson ka vazhduar edhe sot me fjalën e tij përfundimtare. Ai ka argumentuar se klienti i tij nuk është përgjegjës për veprimet që prokuroria pretendon se janë kryer në të ashtuquajturin burg i Jabllanicës, raporton RTK.
Emerson ka shkëputur pjesë nga dëshmia e dëshmitarëve të këtij procesi gjyqësor ku dëshmitarët kanë deklaruar se Haradinaj është sjellë me korrektësi dhe i ka siguruar ata se nuk do të ju ndodhë asnjë e keqe, transmeton Koha.
Mbrojta tha se të gjitha provat e sjella në këtë shqyrtim gjyqësor argumentojnë se Ramush Haradinaj, atë kohë komandant i zonës operative të Dukagjinit, nuk kishte urdhëruar dhe as miratuar veprimet e kundërligjshme ndaj, siç thuhet, të burgosurve në Jabllanicë.
Emerson tha se dëshmitarët kanë pohuar se e në kohën të cilës i referohet ky proces gjyqësor nuk kishte fare strukturë komanduese në këtë rajon. Ai tha se provat kanë treguar se Jabllanica nuk ka qenë fare e përfshirë në nënzonat e komanduar nga UÇK-ja deri në formimin e shtabit të Dukagjinit i cili ndodhi pas takimit të 23 qershorit.
Kjo tregon se Hardinaj nuk ka pasur mundësi ndikimi tek asnjëri, ndërsa respekti dhe autoriteti që gëzonte ai, kishte të bënte me vullnetin dhe gatishmërinë e tij për të luftuar për lirinë e vendit.
Në pjesën tjetër të seancës do të paraqesin fjalën e tyre përfundimtare mbrojtësit e Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt, avokatët Gaj Smith dhe Richard Harbi.
Prokuroria ka kërkuar dje që ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarët e tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj të shpallen fajtor dhe të dënohen me së paku nga 20 vjet burg.
********************
Hagë – Në Gjykatën e Hagës vazhdon seanca përmbyllëse e procesit të pjesshëm gjyqësor ndaj ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy ish-bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj. Gjatë seancës së sotme mbrojtja ka hedhur poshtë dëshmitë e prokurorisë, e cila gjatë seancës së djeshme ka kërkuar që Ramush Haradniaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj të shpallen të fajshëm.
Mbrojtja e Ramush Haradinajt, avokati Ben Emerson ka vazhduar edhe sot me fjalën e tij përfundimtare. Ai ka argumentuar se klienti i tij nuk është përgjegjës për veprimet që prokuroria pretendon se janë kryer në të ashtuquajturin burg i Jabllanicës.
Emerson ka shkëputur pjesë nga dëshmia e dëshmitarëve të këtij procesi gjyqësor ku dëshmitarët kanë deklaruar se Haradinaj është sjellë me korrektësi dhe i ka siguruar ata se nuk do të ju ndodhë asnjë e keqe.
Mbrojta tha se të gjitha provat e sjella në këtë shqyrtim gjyqësor argumentojnë se Ramush Haradinaj, atë kohë komandant i zonës operative të Dukagjinit, nuk kishte urdhëruar dhe as miratuar veprimet e kundërligjshme ndaj, siç thuhet, të burgosurve në Jabllanicë.
Emerson tha se dëshmitarët kanë pohuar se e në kohën të cilës i referohet ky proces gjyqësor nuk kishte fare strukturë komanduese në këtë rajon. Ai tha se provat kanë treguar se Jabllanica nuk ka qenë fare e përfshirë në nënzonat e komanduar nga UÇK-ja deri në formimin e shtabit të Dukagjinit i cili ndodhi pas takimit të 23 qershorit.
Kjo tregon se Hardinaj nuk ka pasur mundësi ndikimi tek asnjëri, ndërsa respekti dhe autoriteti që gëzonte ai, kishte të bënte me vullnetin dhe gatishmërinë e tij për të luftuar për lirinë e vendit. Në pjesën tjetër të seancës do të paraqesin fjalën e tyre përfundimtare mbrojtësit e Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt, avokatët Gaj Smith dhe Richard Harbi.
Prokuroria ka kërkuar dje që ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarët e tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj të shpallen fajtor dhe të dënohen me së paku nga 20 vjet burg. (LajmeShqip.com)