Lajme Shqip Thursday, 22 November 2012 12:34

Verdikti në rastin e rigjykimit të pjesshëm të Ramush Haradinaj, Idriz Balajt and Lahi Brahimaj, tre ish komandantë të Ushtrisë Çlirimntare të Kosovës, do të publikohet të enjten më 29 nëntor, në orën 9:00, ka bërë me dije Tribunali i Hagës, përmes një njoftimi të postuar në ueb-faqen e vet, transmeton telegrafi.

Gjykata ndërkombëtare e Hagës ka përfunduar në qershor seancat dëgjimore për rastin Haradinaj dhe të tjerët.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rajonin e Dukagjinit, Haradinaj, dhe dy bashkëluftëtarët e tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj janë kthyer në Hagë për shkak të dëshmive shtesë të paraqitura nga dy dëshmitarë.

Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, por Tribunali vendosi për një rigjykim të pjesshëm, i cili filloi në korrik të vitit 2010 (LajmeShqip.com)