Lajme Shqip Saturday, 25 July 2015 08:01

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratik, Adem Grabovci, në emisionin Interaktiv të KTV-së ka folur për aktivitet që po i zhvillon kjo parti bashkë me deputetë e saj rreth formimit të Gjykatës Speciale.

Ai ka treguar se në këtë kuadër, zyrtarë të kësaj partie e edhe ata shtetërorë kanë kërkuar garanci për të cilat ende po bisedohet dhe për të cilat ai ka shfaqur bindjen se do të arrihen.

Ai ka thënë se njëra nga kërkesat për këtë garanci ka qenë dhe është se ajo që është zhvilluar në Kosovë, historia e saj, dhe ngjarjet që kanë sjellë ketë liri në vend të mos njollosen. Një tjetër kërkesë tjetër është që arkivat e kësaj gjykate t’i dorëzohen, pas viteve të caktuara, Kosovës, transmeton Koha.net.

Duke folur për deputetë e PKD-së që mund të kundërshtojnë Specialen, ai ka thënë me ta po bisedohet por njëkohësisht ka shtuar s’është e drejtë e tyre për votën që e mendojnë.

Duke folur për mbledhjen e fundit të kësaj partie me deputetët e vet, Grabovci mbledhjen e ka quajtur normale, pa presione dhe pa tensione.

“Për Specialen është biseduar më së paku, kryetari ka shpjeguar për qëndrimet e ndërkombëtarëve, se kemi vetëm dy rruge, ose ta themelojmë Specialen në bashkëpunim me SHBA me BE ose atë në KB do ta themelojë Rusia dhe miqtë tjerë të Serbisë. Nuk ka pasur debat rreth Speciales. Nait Hasani nuk ka qenë në mbledhje për shkak se ka qenë në mbledhje të Komisionit parlamentar”, ka thënë ai.

“Thaçi nuk ka folur për pasojat e deputetëve nëse nuk e votojnë Specialen. Thaçi nuk i ka kërcënuar kurrë deputetë. Nuk është përmendur kurrë dorëheqja e Thaçit nëse deputetë nuk e votojnë Specialen”, këmbënguli shefi i grupit parlamentar të deputetëve të PDK-së.

Grabovci ka thënë se nuk është mirë të flitet për numrat janë apo nuk janë por është mirë Gjykata të themelohen ndërsa përsëriti fjalët e Thaçi se nuk shkohet ë pushim pa u votuar Specialja.