|
|
e Shtunë, 07 Korrik 2012 14:49 Dubrovnik-Serbia duhet të pranojë realitetin e pavarësisë së Kosoves, edhe nëse Beogradi nuk e njeh zyrtarisht shtetin e ri. Kështu ka deklaruar ndihmës sekretari amerikan i shtetit Fili Gordon gjatë samitit rajonal që po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë. 
“As ne, as BE-ja nuk pret që Serbia të njohë Kosovën në këtë pikë. Megjithatë, Serbia do të duhet të kuptojë realitetin se Kosova është një vend demokratik, sovran, i pavarur e multi-etnik brenda kufijve aktualë”-ka thene ndihmës sekretari amerikan për çështjet Evropiane dhe të Euroa-Azisë Filip Gordon.
Sipas tij, Beogradi duhet t’i japë fund mbështetjes për strukturat e paligjshme paralele dhe strukturat gjyqësore në pjesën veriore të Kosovës si dhe duhet të sigurojë lirinë e lëvizjes për të gjithë. (REL)