Lajme Shqip Tuesday, 03 November 2015 08:04

Trupi gjykues i Gjykatës së Apelit në rastin e “Grupit të Drenicës” pritet të jetë me shumicë ndërkombëtarë.

Dy trupe gjykuese me gjyqtarë të EULEX-it në Gjykatën Themelore të Mitrovicës kanë nxjerrë përfundime të ndryshme në dy situata shumë të ngjashme, shkuan sot Koha Ditore.

Sami Lushtaku dhe Radovan Radiq janë ngarkuar me përgjegjësi të vrasjes vetëm nga një dëshmitar. Por, në rastin e Lushtakut, Gjykata i ka besuar një “dëshmie kundërthënëse”, e në atë të vrasjes së policit Enver Zymberi nuk e ka marrë parasysh një dëshmi që e ka cilësuar “të mangët”.

Si rezultat, Lushtaku është në burg e Radiq i lirë. “Grupi i Drenicës”, pjesë e të cilit është Lushtaku, pritet që edhe në Gjykatën e Apelit të dalë para një trupi gjykues me shumicë ndërkombëtarë, përcjell koha.net. Seanca ende nuk është caktuar.