Lajme Shqip Wednesday, 05 February 2014 12:53

Ish udhëheqës të UÇK-së gjatë vitit 2014 do të përballen me akuzat që janë ngritur kundër tyre në një Gjykatë të re Ndërkombëtare Evropiane.

Një Gjykatë Evropiane do të krijohet ekskluzivisht vetëm për krimet e pretenduara se janë kryer nga pjesëtarë të UÇK-së, krime të cilat janë përshkruar në raportin e senatorit zviceran Dick Marty, shkruan “Tribuna”.

Lufta e UÇK-së, është e vetmja luftë në ish Jugosllavi që do të trajtohet edhe nga një mekanizëm tjetër ndërkombëtarë përveç Gjykatës së Hagës.

Tashmë janë kryer konsultimet për krijimin e Gjykatës Evropiane e cila do të trajtojë aktakuzën që do të dalë nga hetimet e Task Forcës që ka hetuar aferën me publicitet ndërkombëtarë për trafikimin e organeve. Një draft i statutit të kësaj gjykate tashmë është hartuar dhe është konsultuar nga zyrtarët e lartë evropian.