Lajme Shqip Wednesday, 02 April 2014 13:24

Brukseli, Prishtina dhe Haga janë tri qytetet ku do funksionojë Gjykata Speciale që do t”i trajtojë aktakuzat e mundshme nga hetimi trevjeçar për dyshimet që pati ngritur Dick Marty. Në Bruksel, gjykata do ta ketë selinë qendrore. Në Prishtinë do të ketë një zyrë administrative, derisa seancat gjyqësore do të mbahen në Holandë, sipas të gjitha gjasave në Hagë.

Zyra në Prishtinë, do të jetë administrative dhe do të ketë funksion të komunikimit me publikun. Seli në Bruksel është vendqëndrimi i prokurorëve dhe stafit kryesor të gjykatës, derisa vendimi që seancat të mbahen në Holandë është krejtësisht praktik, i kanë thënë gazetës zyrtarët e afërt me ekipin që po e përgatit gjykatën, shkruan “Tribuna”.

Sipas këtyre zyrtarëve, shumica e shteteve anëtare të BE-së kanë refuzuar të pranojnë krijimin e gjykatës për shkak të mungesës së rregullimit të brendshëm ligjor për këtë çështje, derisa Holanda, tashmë ka pasur disa gjykata ndërkombëtare brenda territorit të vet dhe nuk ka pengesa ligjore të tilla.