Lajme Shqip Tuesday, 21 August 2012 16:58

Prishtinë -Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë është konfirmuar sot aktakuza ndaj të liruarit nga detyra e zv/kryeministrit dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, ish-sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolajt dhe nëntë të akuzuarve të tjerë.

Bëhet e ditur se, paraprakisht të gjithë të akuzuarit, janë deklaruar si të pafajshëm, ndërsa akuzohen për korrupsion, evazion fiskal dhe shpërdorime tjera të pozitës zyrtare.

Në 9 korrik është njoftuar se kryeministri i Kosovës ka pranuar zyrtarisht kërkesën për lirimin nga detyra të zv/kryeministrit Bukoshi deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

 

Portali LajmeShqip.com kishte publikuar disa dosje dhe materiale ekskluzive për keqpërdorimet e bëra në Ministrinë e Shëndetësisë.

 

1) Në 30 qershor 2011, LajmeShqip.com publikoi sëpari një dokument jo me pak peshë, në të cilin ish-ministri Bujar Bukoshi akuzon emra të mëdhenj e të vegjël të politikës kosovare, e deri te përfaqësues të diplomacisë amerikane në Prishtinë, të jenë të përfshirë, sipas tij, në një aferë barnash në vlerë prej 1.4 milionë eurosh. Nisma e Bukoshit, kurrë nuk shkoi në fund. Publikimin mund ta lexoni këtu.

 

2) Më pas në datën  5 qershor 2011, LajmeShqip.com publikoi një tjetër dokument prove korrupsioni i servirur drejtësisë pikërisht nga ish-sekretarit permanent në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Ilir Tolaj sipas të cilit, i shkruan Kryeprokurorit të EULEX-it, Johannes Van Vreesëijk dhe Zv/kryeprokurores së EULEX-it, Publikimin e plotë mund ta lexoni këtu.

3) Publikimi tjetër ekskluziv lidhur me keqperdorimin e fondit 18 milionë eurosh i paraparë për blerjën e barnave për spitalet publike është faktuar nga Njësia e Auditimit të Brendshëm e Ministrisë së Shëndetësisë. Publikimin ekskluziv mund ta lexoni këtu.(LajmeShqip.com)