Lajme Shqip Saturday, 21 June 2014 13:43

Gjyqtar i çështjes ishte Artan Laze, ndërsa prokuror Ardian Braho. Përballë këtyre akuzave, Florenc Hoxha është mbrojtur nga avokati Ivi Kaso, njëherësh dhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike. 

Sipas tij, prokuroria nuk dispononte asnjë provë të pakundërshtueshme që ndaj Florenc Hoxhës të jepej një masë e rëndë dënimi, si “arrest me burg”. 

“Kërkesa e prokurorisë ishte e papërshtatshme sepse ata u paraqitën pa prova e fakte. Dhe pa fakte e prova dhe të kërkosh aplikimin e masës më të rëndë, atë të arrestit me burg. Kur prova nuk ka, është e patolerueshme. Masa ‘arrest shtëpie’ është e papërshtatshme derisa prokuroria të sjellë prova nëse i ka”, është shprehur avokati mbrojtës.