Lajme Shqip Tuesday, 29 September 2015 18:14

Gjykata e Apelit përsëri ka vendosur në favor të të punësuarve të sektorin publik se mund të marrin dy paga, një primare dhe një sekondare.

Vendimi i Gjykatës është marrë pas ankesës së Inspektoratit të Punës, i cili kishte vendosur në të dy shkallët sa i përket të punësuarve në Universitetin e Prishtinës që kanë edhe në një vend tjetër të punës, raporton Gazeta Express.

Rektori i UP’së kishte vendosur t’ua ndërkrente pagat të gjithë personelit, i cili kishte edhe një vend pune tjetër.

Vendimi i Rektoratit ishte mbështetur nga Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila kishte pezulluar përkohësisht dhënien e pagave për të punësuarit në UP.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit, ka marrë vendim për heqjen e vendimit për pezullimin e vendimit, duke e cilësuar si arbitrar dhe të paligjshëm.

Ky është vendimi i Gjykatës së Apelit: