Lajme Shqip Wednesday, 30 October 2013 13:44

Tiranë- Kreu i Partisë Socialdemokrate, Skender Gjinushi e cilesoi serish sot një veprim banditesk tentativën për marrjen e godinës së selisë së PSD-së nga ana e pronarëve. Në një konference për mediat, Gjinushiu shpreh se PSD ka me vete gjithë faktet dhe ‘kur fletgjykata, hajdutët duhet tëheshtin’.

“Kjo eshte intertësia e qeverisë që humbi zgjedhjet dhe strukturat e saj në mënyrë të organizuar krahas vjedhjes së vendit kishin programuar edhe grabitjen e selisë. Ka vetëm një gjyq mes nesh dhe pretenduesit dhe këtë e vërtetoni në Gjykatën e Lartë, është në rekurs nga ana e atij që ka humbur. Vendim i formës së prerë ku i rrëzohet kërkesa për largimin tonë me gjyq nga selia. Kur flet gjykata, hajdutët heshtin”- thaGjinushi para gazetareve. Ai ka akuzuar për shpërdorim detyre drejtotin e Entit Kombëtar të Strehimit, për aktin normativ të 5 shtatorit, që tentoi për ta larguar PSD-në nga selia pa gjyq. /albeu/