Lajme Shqip Sunday, 12 June 2011 17:54

Tiranë – Çlirim Gjata, ish kreu i KQZ-së dhe jurist, ka deklaruar se vendimi i Kolegjit Zgjedhor është i pakthyueshëm dhe se Rama duhet të heqë dore nga sulmet që po i bën gjykatës. Sipas Gjatës numërimi i votave është një proces i ligjshëm dhe se kutitë e votimit ruhen në kushte të larta sigurie. Gjata theksoi se as Gjykata e Strasburgut dhe as Komisioni i Venecias nuk mund ta hedhin poshtë vendimin e Kolegjit Zgjedhor. Kolegji Zgjedhor vendosi më 3 qershor të rrëzojë ankimimin e Partisë Socialiste për zgjedhjet në Tiranë, duke lënë fitues kandidatin democrat, Lulzim Basha