Lajme Shqip Monday, 06 June 2011 15:42

Tiranë - Gjykata e Lartë ka pushuar çështjen në ngarkim të ish- Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili akuzohet si fajtor për shpërthimin e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona.

I mbijetuari i tragjedise së Gërdecit, Zyber Lela, është tërhequr nga akuza e tij.

Përmes një deklarate noteriale Lela ka shfajësuar Mediun nga akuzat për plagosje të rëndë nga pakujdesia.

Ndërkohë që akuzat në ngarkim të 29 të pandehurve të tjerë si përgjegjës për shpërthimin me 15 mars 2008 në Gërdec do të kalojnë për kompetencë në Gjykatën e Tiranës, ku shtyrja e proceseve të rëndësishme gjyqësore tashmë është kthyer në një fenomen.

Seanca gjyqësore për tragjedinë e Gërdecit, e parashikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme, u shty për shkak të mungesës së avokatëve të mbrojtjes.