Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 15:31

Tiranë – Seanca për çështjen “Gërdeci” në Gjykatën e Tiranës vijoi sot me pyetjen e ish- krerëve të Forcave të Armatosura.

Në dëshmine e tij në këtë seance, ish- shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë,  i pandehuri Luan Hoxha, deklaroi se nuk ka pasur dijeni për caktimin e Gërdecit si vendin për zhvillimin e aktivitetit të demontimit të municioneve lufatarake.

I pyetur nga prokuroria për urdhërin e ministrisë së Mbrojtjes me Nr.550, që pretendohet se ka ndikuar në zhvillimin e aktivitetit te demontimit  në këtë zonë,  Hoxha tha se, “nuk kam pasur dijeni”.

Aktualisht, procesi “Gerdeci” është fokusuar tek pyetja e të pandehurve nga ana e prokurorisë. Çështja “Gerdeci” numëron 29 persona të marrë me cilësinë e e të pandehurit, në pjesën më të madhe ish- zyrtarë të larte të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë. Ata akuzohen si përgjegjës për ngjarjen e ndodhur në 15 mars të vitit 2008, në fshatin Gërdec, Tiranë, kur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në fabrikën e demontimit të municioneve luftarake, humbën jetën 26 persona, ndërsa u plagosën dhjetra të tjerë.