Lajme Shqip Friday, 05 April 2013 18:00

TIRANË- Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e bërë nga Prokuroria për Dosjen “Gërdeci”. Shorti caktoi si relator për të shqyrtuar dosjen voluminoze gjyqtarin Artan Zenel, Shkëlzen Selimi, Edmond Islamaj, Aleksandër Musta dhe Gani Dizdari. 

Gjykata e Lartë bën me dije se shorti për gjyqtarët do të hidhet nga e para për shkak te mungesës së dy anëtarëve Artan Zeneli, i cili u tërhoq për konflikt interesi dhe Gani Dizdari, i cili ka kaluar në Kushtetuese. 

Prokuroria iu  drejtua 2 muaj më parë Gjykatës së Lartë për çështjen Gërdeci me gati 180 faqe rekurs ku kundërshtohet vendimi i Gjykatës së Apelit. Në shkurt Gjykata e Apelit dha vendimin e formës së prerë për 29 të akuzuarit e tragjedisë së Gërdecit ku humbën jetën 26 persona dhe u dëmtuam mbi 300 të tjerë

Gjykata vendosi pesë pafajësi nga nëntë që kishte shpallur Gjykata e Shkallës së Parë, ndërsa uli dënimet me nje te treten per Mihal Delijorgjin, Ylli Pinarin, Dritan Minxollit dhe shoqërisë Albademil. 

Gjykata e Apelit në vendimin e saj  argumentoi se akuza e Prokurorisë për vrasje në rrethana cilësuese është e gabuar dhe se humbja tragjike e 26 jetëve në Gërdec ka ardhur nga shkelja e rregullave të përcaktuara me ligj për mbrojtjen e rendit, sigurisë, jetës dhe shëndetit.(LajmeShqip.com)