Lajme Shqip Monday, 02 November 2015 14:40

LVV përmes një reagimi kanë mohuar se tre nga personat që u arrestuan pasi sulmuan me vezë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, të jenë aktivistë të tyre.

Madje në reagimin e tyre thuhet se Gazeta Express do të përballet me drejtësinë për siç e quajnë ata, ‘shpifje’.

“Lajmi që aktivistët e VETËVENDOSJE!-s e paskan gjuajtur me vezë Edi Ramën, është plotësisht i pavërtetë. Asnjë aktivist i VETËVENDOSJE!-s nuk ka marrë pjesë në këtë aksion. Asnjëri nga ata që e kanë realizuar këtë aksion nuk është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Ne do të ndjekim çdo procedurë ligjore për të paditur portalin gazetaexpress.com për shpifje.

Nuk është hera e parë që ky portal poston shpifje nga më të ulëtat për Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Si rezultat i këtyre shpifjeve dhe joprofesionalizmit të këtij portali, ne i kemi shkëputur marrëdhëniet tona shumë kohë më parë me të”, thyhet në një reagim të VV’së.

Por, Gazeta Express më poshtë sjellë dëshmi se këta të rijnë janë aktivistë të kësaj lëvizje dhe po ashtu kanë marrë pjesë disa herë në organizimet e kësaj lëvizje.

Kjo mund të vërtetohet thjeshtë me një kërkim të shkurtë në profilet e këtyre tre personave në facebook.