Lajme Shqip Wednesday, 28 September 2011 13:23

Një nga gardistët e akuzuar për vrasjet e 21 janarit është lënë sot i lirë. Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë gardistin Sadik Çela duke dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Sipas trupit gjykues në sajë të akt-ekspertizës plumbi që ka vrarë një nga protestuesit i 21 janarit nuk ka dalë nga arma e gardistit Sadik Çela dhe për këtë gjykata ka vendosur ta lërë të lirë gardistin.

Vendimi është marrë sot në Gjykatën e Tiranës, ku trupa gjyqësore hodhi poshtë vendimin e Gjykatës së Lartë e cila kishte dhënë masën e sigurisë 30 ditë burg për gardistin Sadik Çela.