Lajme Shqip Thursday, 23 June 2011 13:48

Mitrovicë – Gerard Gallucci, ish administrator për rajonin e Mitrovicës, këto ditë është duke qëndruar në veri të Mitrovicës. Sipas burimeve, Gallucci ka pasur takime të ngjeshura me strukturat paralele serbe, që njihen si më radikalet, siç është përfaqësuesi i KNS-së Millan Ivanoviq, dhe ai i Partisë Demokratike të Serbisë së Vojislav Koshtunicës, Marko Jakshiq.

“Ish administratori rajonal për Mitrovicë, në këto takime ka udhëzuar ekstremistët serbë se në çfarë mënyre duhet të kundërshtojnë udhëheqësinw dhe institucionet e Prishtinës”, kanë thënë burimet.

Bëhet e ditur se ka tri ditë që Gallucci është duke qëndruar në veri të Mitrovicës dhe është i vendosur në Motelin ‘N1’.